Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me raportin e DASH për Shqipërinë, ku theksohet mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe luftimi i korrupsionit. Kim thekson se ShBA-të janë të vendosura të bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare në ndjekje të këtyre prioriteteve.
“Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. ShBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt, në ndjekje të këtij prioriteti”, shkruan Yuri Kim në Twitter.