Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Raporti i CIA-s, Braimllari: Dëshmon se bosi i drogës është vetë Rama

Në lidhje me raportin e CIA-së që e rendiste vendin tonë si një rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin ka reaguar dhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari.

Deputeti i LSI-së shprehet se ku raport dëshmon edhe një herë se bosi i drogës është vetë Rama.

Po ashtu duke iu referuar shkarkimit të Haki Çakos, Braimllari shprehet se kjo nuk mjafton.

“Shqetësimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane CIA mbi Shqipërinë për trafikun e drogës, si prodhuesin më të madh të mariuanës dhe rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin dëshmon atë çfarë kemi thënë prej kohësh. 

Dëshmon dhe një herë që bosi i drogës është vetë Kryeministri. Lirimi i kryepolicit nuk e shpëton sepse bosi i drogës është aty në implemetimin e planit të drogës që po e nxin çdo ditë e më shumë Shqipërinë.

Nuk ka rrugë tjetër përveçse një front të bashkuar për të larguar këtë fatkeqësi kombëtare.”, shprehet Braimllari në reagimin e tij.

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *