Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Raporti Freedom House/ Lela: Pse më habiti opozita? Për Metën është menduar…

“Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”, thuhet sipas organizatës Freedom House.

Gazetari Alfred Lelai i ftuar në Fax News për të komentuar Raportin Freedoom House, u shpreh se raportin e pa ndryshe në dy aspekte: një tek reagimi dhe mos reagimi dhe dy pasi në raport ndryshe nga herë të tjera u përmendën emra.

“Unë e shoh ndryshimin dhe tek reagimi dhe tek mos reagimi. Ka patur zakonisht reagime më të fuqishme nga krahët politikë. I kam parë opozitën dhe maxhorancën të heshtin këtë rradhë, hiq reagimin e LSI-së dhe atë të zyrës së Presidencës. Ndërkohë dy blloqet e mëdha politike kanë heshtur dhe ky është ndryshimi i parë

Ka patur emra të përmendur dhe ky është një ndryshim tjetër nga vitet e mëparshme. Ka pasur një drjetëpërdrejtësi, një teh më direkt të drejtuar ndaj ngjarjeve dhe personazheve. Në raportet ndërkombëtare jemi mësuar që ti shohim të futura zakonisht në një gjuhë të drunjtë, në një gjuhë që mezi dëshifrohet, kjo do të thotë që bën më të lehtë interpretimin nga palët politike. Ndoshta kjo i ka stepur kësaj here, megjithëse me habit qëndrimi i opozitës për të mos reaguar, pasi ka pasur mjaft material për ti dhënë krah qëndrimeve opozitare.”u shpreh Lela.

Si e komentoni pjesën e raportit kur flitet për Presidentin Meta, ku shprehimisht shkruhet se lufta kundër korrupsionit ka marrë një goditje tjetër me zgjedhjen e Ilir Metës president.?

“Kjo është pjesa e drejtpërdrejtësisë, nuk janë fshehur pas shkurres së zakonshme të qëndrimeve ambige. Pasi si rrallë ndonjëherë janë përdorur emra, si Tahiri, Meta apo kryeprokurorja Marku.

Përmendja e Metës, nuk e di se çfarë ka qenë në aparatin digjestiv, apo mendues formulues të Raportit, por mesa duket është menduar për Metën parapresidencial. Raporti përfaqëson apo është marrë me një Metë si kryetar të LSI-së dhe jo me një Metë president dhe sigurisht tani kemi zotin Meta që reagon si President i Republikës nëpërmjet zëdhënësve për të mbrojtur veten parapresidenciale të themi.” deklaroi Lela.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *