Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social facebook i është rikthyer retorikës së luftës kundër pandemisë dhe punës së mazhorancës për sigurimin e vaksinave.
Rama thekson se qeveria e tij po bën gjithçka për sigurimin e vaksinave, ndërkohë që opozita sipas tij organizon grumbullime masive duke parë vetëm interesin personal dhe duke rrezikuar shëndetin e njerëzve.
“Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!
Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve…
Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos
*Vaksinimi i mësuesve në Durrës e në Fier # ShqipëriaeArdhmjaJonë # SkaKohëPërPushim“, shkruan Rama në facebook.