Edi Rama nga Kamza ku po shpërndan lejet e legalizmit ka thumbuar edhe kreun e kësaj bashkie, Xhelal Mziun. Sipas Ramës Mziu vetëm një rrugë nuk e bën dot, atë të Vettingut.
“Vetëm një rrugë e bën dot Xhelali. Rugën e Vettingut nuk ka për ta pasur asnjëherë, se Vetting është tmerri i Xhelalit dhe atyre që rrinë në çadër. Ky është aktiviteti i fundit publik përsa i përket legalizimeve. Në Europë nuk ka ndërtime pa leje dhe unë marr pjesë në këto aktivitete është për të sensilbilizuar shumë njerëz, nuk është vetëm një garantim që shtëpia nuk do të prishet, po kjo është që të gjitha ato lekë që kanë hedhur t’u kthehet në pronë. Të gjitha ato para janë të vdekura se janë thjesht tulla, llaç, por kur rregjistohen në hipotekë kthehen në kapital, dhe e vë në lëvizje duke e marrë dhe një kredi në bashkë dhe një biznes të vogël e kështu me radhë. Falë legalizmeve janë ekonomike.”, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)