AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rama thumbon Veliajn nga Gjirokastra: Mos jini kaq të sigurtë për mollët…duken më të kuqe

Në konferencën që ka zhvilluar me gazetarët në Gjirokastër, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa ‘thumbuar’ edhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Tek sa një gazetar e pyeti se kur do ta kishte Gjirokastra liqenin e Viroit të pastër si ai i Tiranës, Rama u përgjigj se “mollët e komshiut duken më të kuqe, por mos jeni kaq të sigurtë”.

“Së pari, gjithmonë thonë mollët e komshiut duken më të kuqe, mos jeni kaq të sigurt dhe së dyti, nëse do të shikojmë sa gjëra janë bërë, na duhet të jemi modest për radhën, se nuk mund ti bëjmë për njëherë. Unë Gjirokastrën e njoh shumë mirë, Libohova ishte një depresion i gjallë, sot është një situatë tjetër. Tepelena për cfarë mund të ndalohej më parë, sot ndalojnë dhe ka plot turistë, Përmeti ka hyrë në një rrugë tjetër, në Këlcyrë po bëhet një transformim i rëndësishëm. Nuk dua të them se kush e ka përgjegjësinë për prapambetjen, pasi kjo është e qartë”, tha Rama. (B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *