Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, Partia Socialiste do të triumfonte bindshëm. Përgjigjja për këtë deklarata i ka ardhur në mënyrë eksplicite nga kryedemokrati Basha i cili u shpreh se Edi Rama dhe banda e tij kriminale kanë mbaruar. Largimi i tyre nga pushteteti dhe qeverisja është vetëm çështje ditësh deklaroi kryedemokrati.
“Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Ne dogjëm mandatet për të bërë zgjedhje të parakohshme. Pse ky njeri hodhi në erë paktin e arritur në ambasadën amerikane, duke i mbylllur derën e hapjes së negociatave Shqipërisë nëse sondazhet do ta nxirrini fitues.
Edi Rama ka mbaruar dhe është çështje kohe largimii tij. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, kjo bandë kriminale i ka ditët e numëruara”.