Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter ku thekson se sot në Kunvend nis rruga e Vettingut.
“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë.”, shkruan Rama në Twitter.
Duhet të sjellim në vëmendje që sot në orën 18:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në të cilën pritet të votohen komisionet ad hoc për Reformën në Drejtësi. Duhet thënë se edhe këto komisione po ngrihen në kufijtë e çdo afati ligjor.
Duke qenë se forcat politike ende nuk kanë një dakordësi dhe vijojnë të jenë mjaft të ndarë në qëndrimet e tyre, seanca e sotme pritet me mjaft kërshëri. Së pari për faktin sesi do të votohet për këtë ligj mjaft të rëndësishëm që nisi me një konsensus të gjerë në korrikun e vitit të kaluar dhe po përfundon me një votim të ndarë.
Opozita nuk ka dhënë propozimet e saj për pjestarët e komsioneve ad hoc dhe në këtë mënyrë votimi vetëm për gjysmën e anëtarëve është i ccalë.
Dhe nga ana tjetër shumë është përfolur që LSI-ja ashtu si edhe ka paralajmëruar nën rreshta mund të bëjë tërheqjen e mandateve të saj për të dhënë hapësirën e duhur për opozitën në qeveri. Po derimë tani këto janë vetëm fjalë që qarkullojnë në meida të ndryshme pa asnjë burim të besueshëm nga vetë palët e përfshira. (J.V/Shuplaka)