Kryeministri Edi RAma ka reaguar sërish pas arrestimit të dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama i kthen përgjigje opozitës, ndërsa thotë se “Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin”.
Sipas Kryeministrit”, “Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #DerinëFund”
(B.B/ Faxweb.al)