Kryeministri Edi Rama është kritikuar shpesh herë për daljet e tij televizive ku flet për situatën e koronavirusit. Ditën e sotme, zgjodhi ti përgjigjej me video mesazhin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila jep këshilla si të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Rama i lutet të gjithëve që të dëgjojnë mesazhin e Merkel që thekson se muajt e vështirë po vijnë dhe çdo gjë është në dorë të vetë njerëzve për të shmangur një situatë të rëndë.
Mesazhi i Merkel:
“Të dashur bashkëqytetarë, më së fundmi, tani jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë Corona. Numri i infeksioneve rritet me hapa të mëdhenj cdo ditë, pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri, më shpejt se në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit.
Stina e Verës relativisht e relaksuar ka mbaruar, tani po përballemi me muaj të vështirë. Se si do të jetë dimri, si do jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Më lejoni t’ju them se cfarë besoj se do të thotë kjo:
Tani duhet të bëjmë gjithcka sa mundemi për tu siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Cdo ditë ka rëndësi tani. Për këtë, personat e kontaktit të cdo personi të infektuar duhet të njoftohen, në mënyrë që të ndërpresin zinxhirin e infeksionit. Autoritetet shëndetësore po bëjnë gjëra të mëdha, por kur numri i njerëzve të infektuar është shumë i lartë, ata nuk mund të vazhdojnë më.
Pra, cfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrat? Mund të bëjë shumë, thjesht sepse secili prej nesh vazhdimisht të mbajë distancë minimale, të mbajë mbrojtjen e gojës dhe hundës, të ndjekë rregullat e higjienës. (A.M/Faxweb.al)