Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A duhej shembur teatri në mes të pándemisë dhe pse pa kompromis? Përgjigjet Rama: Ja pse u veprua kështu

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje çështjen e shembjes së teatrit kombëtar mëngjesin e 17 majit.

Rama u shpreh se godina e teatrit Kombëtar prej 2 vitesh e gjysmë nuk kontrollohej nga shteti.

I pyetur përse gjithë ky nxitim për të shembur teatrin në kohën e kòronavirusit, Rama u shpreh për Pressing se duhej bërë në një kohë që të mos kishte pèrplasje me artistët që ishin ngùjuar në godinë.

“Nëse do kishte ndodhur në mes të ditës, do thuhej pse në mes të ditës.Duhej evituar kjo pèrplasje. Por dua të nënvizoj se godina e vjetër e teatrit kombëtar prej 2 vitesh e ca ishte e zaptùar, e marrë peng nga një grup njerëzish, nuk kontrollohej nga shteti.

Ata pretendonin se përfaqësonin të gjithë popullin teatror. Shteti e kishte të pamundur të kishte administrimin normal. Nuk kemi dashur të krijonim një konflikt kur ende procesi ishte në fazë embrionale. Ndërhyrja ndodhi pa asnjë lëndim real”, tha Rama.

Pse nuk pati një kompromis, por vendosët të shembnit godinën e teatrit?

“Ky është debati më i gjatë në historinë e këtij vendi.Ajo ngrehinë nuk plotëson asnjë kusht që mund të zhvillohet aktiviteti në mënyrë të sigurtë. Mundësia për ta restauruar është pothuajse zero”,- tha Rama.

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *