Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur para gazetarëve se amnistia fiskale do të bëhet dhe se qeveria nuk është tërhequr nga kjo nismë. Ai ka sulmuar PD-në dhe Sali Berishën, të cilin dhe e ka pranuar si kryetar të partisë më të madhe opozitare në vend duke e cilësuar ‘de facto’ por jo formalisht:
“E kundërta është e vërtetë, por ne po vazhdojmë të diskutojmë dhe sheshuar gjithë keqkuptimet, por dhe për të ekspozuar mosdëshirën për të dëgjuar. Amnistia fiskale do të bëhet, sepse amnistinë e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve që e kanë kërkuar dhe tek Këshilli Kombëtar. Po të shihni disa pika në Këshillimin Kombëtar kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes, si çështja e nënave me 3 fëmijë dhe kështu me radhë nismat e tjera.
Por jo vetëm, por dhe nëse politikanëve në shqipëri u lejohet të gabojnë 2 herë, por kemi dhe një parti të tërë që është sponsorizuar nga vend një armik, por dhe nëse në atë parti sot kemi në krye jo formalisht po de facto një person ‘non grata’ për të gjitha të zezat nga SHBA, që vazhdojnë të jenë në skenë që vazhdojnë të marrin vota atëherë kush jemi ne dhe me çfarë të drejtë u privojmë qindra mijëra shqiptarë nga e drejta për të formalizuar të ardhurat nga puna në të zezë në vendet e huaja?”