Kryeministri Edi Rama ka hedhur mbrëmjen e djeshme tezën se presidenti Ilir Meta është duke krijuar terrenin për krijimin e një partie të re. Rama tha se se e gjithë lëvizja e organizuar kohët e fundit nga kreu i shtetit do të finalizohet në një parti politike, edhe pse ky është parashikim, jo se ka indicie konkrete.
“Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti. Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë. Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma.
Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli. Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura. Sot ambasada amerikane bëri një twet. Do ta shikoni që procesi zgjedhor do të lidhet me dy faktorët; frika për zgjedhje dhe reforma në drejtësi”, tha Rama në Real Story.
Ndërkohë që e pyetur po për këtë temë, Monika Kryemadhi tha se Meta nuk është aq i ri sa të krijojë nga e para një parti politike, pas krijimit të LSI-së.
“Nuk e besoj. Nëse ndodh do të thotë se u ndjeka i ri. Nëse do të ndodhë do të ndihesha e sfiduar kush do të marrë më shumë vota”, tha Kryemadhi në Open. (E.K/Faxweb.al)