Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje mbrëmjen e sotme Mehmet Grecën që u kap ditën e djeshme nga struktura e mbrojtjes së votës pranë PD-së në Elbasan.
Greca ishte brenda makinës që u bllokua nga SMV-ja për shkak të dyshimeve që brenda kishte para të cilat do përdoreshin për blerje votash.
Por, Rama thotë se makina që u kap nga grupi, të cilin ai e quan strukturë paramilitare, nuk ka lidhje me asgjë që pretendohet. Ai më tej ngre dhe pyetjen si mund ta quash bandit Mehmet Grecën?
“Prokuroria disponon video të komandantit të strukturës paramilitare që përputhet plotësisht me dëshiminë e marrë nga i ndaluari që nuk ka lidhje fare me ngjarjen. Është një person komplet jashtë ngjarjes. Forcat paramilitare kanë ndaluar një makinë që nuk ka lidhje me asgjë dhe personi brenda është filmuar dhe policia e ka kapur dhe dëshmia e tij është simetrike me atë që del në kamera. Si mund t’i thuash ti bandit?”, tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)