AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama “kujtohet” për riatdhesimin e shqiptarëve që la jashtë pandemia, nis lëvizjet e para

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me riatdhesimin e shqiptarëve që kanë ngelur jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të pandemisë që përfshiu botën.

Ai  tregoi se kjo temë është diskutuar edhe në mbledhjen e Këshilllit të Sigurisë Kombëtare ku tha se po punohet në lidhje me këtë problem edhe me Presidentin Meta, ku nuk nguroi ti permende emrin pas disa kohësh pasi siç dihet kjo situatë e gjeti dyshen Rama-Meta në një marrëdhënie të acaruar.

“Aktualisht janë të identifikuar dhe regjistruar si rezultat i ankesës 1379 shtetas dhe janë 2263 të raportuar“, -tha ndër të tjera kreu i qeverisë Rama.

 

Një pjesë e madhe e shqetësimeve janë për lëvizjen. Ka raste specifike që janë trajtuar specifikisht. Gjatë gjithë këtyre ditëve marr shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë që ndodhen jashtë Shqipërisë dhe që i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje së bashku me Presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim. Jemi përfshirë në bashkëpunim intensiv me Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, për të koordinuar resurset tona financiare.

Aktualisht janë të identifikuar dhe regjistruar si rezultat i ankesës 1379 shtetas dhe janë 2263 të raportuar. Kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim i lutem që të identifkohet përmes kanalit të emergjencës në këtë platformë. Nëpër ambasada telefoni del i zënë sepse janë të zënë gjatë gjithë kohës.

Ka një numër të konsiderueshëm që janë shqetësime dhe kërkesa që vijnë nga ata që janë matanë kufirit që kanë të drejtën të kthehen. Numri më i madh deri më tani është në Itali. Ne do të bëjmë gati të tërheqim ata që janë në Itali. Po kështu kemi edhe Kroacinë, të cilët mund të vijnë në rrugë automobilistike gjithashtu”.

 

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *