Kryeministri Edi Rama përmes një videoje live në fb ka folur lidhur me negociatat që rrezikojnë të mos hapen për vendin tonë. Kreu i qeverisë fajësoi për të disatën herë vetë BE-në që sipas tij nuk është e gatshme pë zgjerimin e saj me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Sipas Ramës Shqipëria ka fituar respektin e Gjermanisë, pasi vetë Berlini zyrtar po lobon për çeljen e negociatave për vendin tonë.
“Gjermania e ka gjetur PO-në me disa kushte për ne, nuk është krejt e pamundur që Franca të ketë një kompromis të minutave të fundit. Prandaj ende nuk është thënë fjala e fundit.
Emanuele Macron nuk është i gatshëm që të zgjerojë BE-në pa pasur më parë një reformim të vetë BE-së.
Duhet të kuptojmë se kjo nuk është aspak një qendrim në vetvete kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne nuk e dimë si do të përfundojë kjo odise në datën 18 Tetor, ajo që di me siguri është që vendimmarrja nuk lidhet me atë që kemi bërë ne ose jo në vendet tona.
Vendimmarrja ka lidhje thelbësore se çfarë duan të bëjnë ata mes veti”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb.al)