FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rama i kujton foton që publikoi dje, Basha çohet dhe i shkon në foltore, kryeministri i prerë: Unë para teje nuk e lë fjalën

Për fotot që i publikoi dje Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi Edi Ramës ku ky i fundit shfaqej me persona të lidhur me krimin, kryeministri ka reaguar përsëri sot në parlament.

Teksa Rama u shpreh se duhet të marrin më informacion nga fotografët  kreu i opozitës shkoi drejt foltores. 

“Kujt t’ja coj foton që më dërguan mua nga çadra të Lulzim Bashës.  Këshillojuni të paktën me këta fotografa që iu merrni.  Merrni  fotografi nga mitingjet, i merrni për turpin tuaj. Na përfshni edhe ne dhe na vjen zor.  Mos u ço se nuk kam mbaruar.

Ikni  nga unë o cuna. Ik o Basha. Malli është ndjenjë njerëzore, e ka kapur malli dhe më erdhi përballë.

Unë para teje nuk e lë fjalën o Lulzim”, u shpreh Rama.

Ndërkohë Basha qëndron afër Ramës dhe pret që ai të mbarojë. Po kështu edhe garda vendoset rreth kryeministrit.  (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.