Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rama i kërkoi Komisionit Hetimor avancimin me shkarkimin e Metës, maxhoranca bën hapin e radhës

Maxhoranca në Parlamentin shqiptar do të kërkojë shtyrjen e afateve për punimet e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pasi një grup parlamentar do të depozitojë në Kuvend kërkesën për zgjerimin e planit të punës të Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mesditën e sotme në konferencë për shtyp kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se do ti drejtohet Kryesisë se Kuvendit vijimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit Meta.

Pak kohë më parë, 55 deputetë janë drejtuar kuvendit për procedurën e shkarkimit të Presidentit duke vijuar përtej kompetencës së tij.

Presidenti në një kurs përplasje të fortë me Kuvendin ka vijuar cënimin e Kushtetuetës me veprime dhe mosveprime konkrete të qëllimshme.
Rrjedhimisht vlerësojmë që këto të analizohen për shkarkimin e Presidentit të Republikës të Shqipërisë”, u shpreh Balla gjatë Konferencës për shtyp.

Balla gjithashtu ka evidentuar si një shkelje tjetër nga Presidenti Meta, përveç dekretit të 10 qershorit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese përtej afatit kushtetues 30-ditor. Sipas tij presidenti ka marrë kompetencat e KED duke emëruar Xhaferllarin, ndërsa ky institucion sipas ligjit kishte emëruar Arta Vorpsin, e para në listë, emërim i cili u botua dhe në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri Rama e cilësoi si taleban Presidentin Meta në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtur javën e shkuar në lidhje me dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ishte emëruar nga KED Arta Vorpsi për të njëjtin pozicion si pasojë e vonimit me 30 ditë të dekretimit të këtij anëtari nga vetë Presidenti. Rama kërkoi nga Komisioni Hetimor të shtonte në axhendën e tij dhe këto shkelje sipas Ramës të kryera nga Presidenti Meta.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *