Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

650 milionë Eurobond, Rama mjaft i ekzaltuar, por nuk rri pa ngacmuar dhe opozitën: Balonë tabake, ja ç’më tha drejtori i bankës

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën në fjalën e tij për mbylljen e misionit të Eurobondit duke ndarë mesazhin e një prej drejtorëve të bankave me një interes 3.65%. Teksa po fliste për afatin e borxhit, përmendi “kolegët opozitarë” duke theksuar edhe një herë se janë jashtë institucioneve.

“Dua të ndaj me ju mesazhin që kam marrë me kënaqësi nga drejtuesi i bankës që ishte konsulenti ynë jo për të shtuar lëvdatat e merituara për qeverinë, por për të shtuar kënaqësinë. “I dashur kryeministër, kemi mbyllur bashkë me kolegët misionin e Eurobondit, 650 milionë për 7 vite, me 3.65% interes.” Se dëgjova një gjë të bukur që dua ta ndaj me ju, që në përshkrimin fluturak të balonës tabake. ” Dihet tha, sa më i gjatë afati i një borxhi, aq më i ulët interesi”, e kuptoni ju këtë.

Sot është dita për të buzëqeshur. Dhe me kolegët tanë opozitarë që janë të mirëkuptuar, pasi janë jashtë institucioneve dhe rrugëve të procedura dhe proceseve. Memoria ka një vlerë por nuk të mban gjallë kur je jashtë kontaktit me realitetin. Shqipëria është i pari vend i tregjeve emergjente që arrin të dalë me një prim zero nga një emision i ri vendesh. Është një sukses i jashtëzakonshëm duke marrë në konsideratë tregun e vendeve sot, sa i takon cilësisë së librit. Libri përfaqësonte në momentin e fundit 3.1 mld. Pra 8.4 herë se sa nevoja e vendit. Dolëm me një objektiv dhe na u ofrua 4.8 herë më shumë. Po si mund t’i ofrohet një kredimarrësi me rrisk?!

Mund t’i ofrohen, pasi kredimarrësi është i besueshëm ne librin e llogarive të parë dhe jo nga libri i analistëve politike që merren me ekonominë, apo dhe politikanëve që iu ka rënë për hise që të mbulojnë ekonominë. Nuk besoj se këto janë krahasimet më të mira për t’u bërë, por meqë ka hyrë në modë krahasimi, kjo ka thjesht këtë vlerë. Në rast se Shqipëria nuk do të kishte këtë tregues makro-ekonomik, do ta kishim goditur në vlerësimin e tregjeve”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave Anila Denaj me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj mbajtën folën para mediave për daljen e Shqipërisë nga tregjet e kapitalit, eurobondin me vlerë 650 milionë euro dhe maturimin 7 vite.(A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *