Kryeministri Edi Rama, ka bërë para pak minutash reagimin e parë në rrjete sociale, pas daljes së fundit mbrëmjen e djeshme në konferencën e mbajtur pas përfundimit të procesit të votimit.
Rama dhe këtë herë ka zgjedhur simbolikën për të dhënë mesazhin se rezultati i deritanishëm është i kënaqshëm për Partinë Socialiste.
Kryesocialisti ka shpërndarë një foto nga agimi i sotëm në kryeqytet ku në mbishkrimin e saj shkruan: Çfarë agimi në Tiranë.