Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Radarët në det, Braimllari: Haki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin

Pas pretendimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako për mosfunksionimin e sistemit të radarëve në det, ka reaguar deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Braimllarit shprehet se  Çako duhet të shkarkuar, se me anë të kësaj letre po krijon alibi për të justifikuar trafikun e drogës.

“Haki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron gënjeshtrat e Haki Çakos për mosfunksionimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare.
Alibia e Haki Drogës dhe e klanit kriminal që e mban drejtor, kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Sulmi i tij dhe akuzat ndaj Forcave të Armatosura, që janë krenaria jonë në NATO, janë në fakt dëshmia më alarmante e mosfunksionimit të bashkëveprimit dhe koordinimit qeverisës që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, Kryeministri duhet ta shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit!” Shkruan Braimllari.

(S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *