AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Ra nga kati i gjashtë i pallatit, Partizani flet për gjendjen shëndetësore të Aldo Teqjat

Klubi i Partizanit ka reaguar pak minuta më parë për gjendjen e portierit Aldo Teqja.

Në një postim në Facebook, klubi i futbollit, shkruan se Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Gjithashtu, në postim shkruhet se shumë shpejt 24-vjeçari do të lërë spitalin.

Teqja u vetëhodh pak ditë më parë nga kati i 6-të i pallatit ku jetonte. Dyshimet e para të vetëhedhjes nga pallati është zënka që ka patur me të fejuarën.

NJOFTIM

Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.
#JemiNjëFamilje🔴
#TëPresimMëTëFortëKampion🔴💪

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *