Efektivët e pòlicisë vijojnë të ndalojnë qytetarët për shkelje të urdhërave të karantinës, ndërsa shpesh ka rënë në dukje dalja e tyre në terren pa numra identifikimi dhe emra në uniformën që mbajnë veshur. Kjo është gjetur nga qytetarët jo pak herë si shkèlje, ndërsa i kundërshtojnë urdhërat e tyre për aq kohë sa nuk identifikohen.
Kështu ka ndodhur edhe në një nga baret e Tiranës ku qytetarët kërkojnë llogari, një urdhër apo VKM ku bazohen për t’i larguar ata nga ambjente publike, por efektivët duke mos e pasur një vendim të tillë, janë larguar pa marrë asnjë masë.
Pjesë nga biseda/ Qytetari: VKM, nëse erdhe për të na ngritur nga vendi ku jemi, na trego këtë urdhër, zoti polic pa emër dhe mjet identifikimi.
Efektivi: Kemi urdhër dhe ne jemi këtu për ta zbatuar.
Qytetari: Vendos nr e identifikimit, je me uniformë policie, ku është VKM?
Efektivi: Akti Normativ, që thotë se nuk duhet të qëndroni në ambjente publike
Qytetari: Ju bazoheni në ligj, dhe është një VKM që kalon në Fletoren Zyrtare dhe ju nuk po e tregoni.
Efektivi: Mos bëni show
Qytetari: Jo nuk është show, jam qytetar i lirë dhe qëndroj ku të dua. Me urdhëra facebooku nga kryeministri nuk ecim, nëse ecni ju e keni gabim
Efektivi: Jemi efektiv të Policisë së Shtetit.
Qytetari: Pa numra dhe mjete identifikimi nuk jeni. Jepi adresën që ta gjejmë edhe në portal, ku ta kërkoj, ku është publikuar ta gjej unë meqë ti se ke?
Efektivi: Tek faqja e Policisë së Shtetit
Qytetari: Këta i referohen statusit në facebook të dy netëve më parë të kryeministrit, unë nuk e di kush je ti pa një mjet identifikimi.(F.GJ/FAXWEB.AL)