Ish-deputetja demokrate Lajla Përnaska ka falenderuar në emër të saj dhe familjes qeverinë Rama për pensionin që i është lidhur bashkëshortit të saj. Ai është ‘’Mjeshtër i madh’’ sipas titullit të akorduar në 2011 nga Presidenti Topi.
Dhe tashmë ai do të ketë edhe një pesion të posaçëm të akorduar nga qeveria Rama.
‘’Mjeshtri i Futbollit Shqiptar, Ilir PËRNASKA, vlerësohet duke i akorduar Pension të Posaçëm Qeveria Shqiptare. Në emrin e tij Personal dhe Familjes Pernaska, percillen falenderime të sinqerta:
– Për sportdashësit dhe mbështetësit e Likes në të gjithë karrierën e tij futbollistike;
– Për Akordimin e Titullit ” Mjeshtër i Madh ” më 2011, nga Presidenti Topi.
– Për Akordimin e Pensionit të Posaçëm nga Qeveria e Z. Rama.
Vlerat më të mëdha të një Shoqërie, mbarten në punën, mundin, djersën, përkushtimin e talenteve të saj!’’, ka shkruar ajo në falenderimin e saj publik.(E.K/SHUPLAKA)