Një denoncim i9 fortë ka ardhur para pak minutave nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku përmes një postimi në rrjetet sociale hsprehet se qeveria po përgatit një mega aferë më pasoja shkatërrimtare për vendin dhe rajonin me planin për rikthimin e mbjelljes në masë të bimëve narkotike.
Berisha argumenton se djegiet masive të pyjeve përgjatë muajit mars kanë qenë të qëllimsghme përt të hapur terrene të përshtatshme për mbjelljen e këtyre bimëve.
Duke thënë se informacionin e kishte marrë nga burime të sigurta, Berisha shprehet se kjop bëhet për dy arsye, Njëra sipas tij ka të bëjë me përmirësimin e imazhit të qeverisë dhe tjetra me ka të bëjë me përdorimin e parave që vijnë nga ky aktuivitet i paligjshëm për blerjen e zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Porositen qindra mijra fidane dhe po pregatiten mbjellje te medha kanabisi!
Te dashur miq, burime shume mire te informuara njoftojne se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur te nxise perseri mbjelljen masive te Kanabisit ne Shqiperie per te zbutur pakenaqesine masive qe ekziston sot ndaj qeverise dhe zbutur shkallen e revoltes ne rritje te masave kunder narkoqeverise.
Qellimi i dyte i ketij operacioni me megakriminal te kobshem qe u parapri nga qindra e qindra zjarre ne mars si kurre ndonjehere me pare (per te hapur qindra e qindra hektare per hashash) eshte perdorimi i mbjelljeve dhe produkteve te hashashit per qellime te blerjes se zgjedhjeve qe po duken ne horizont.
I bej thirrje Interpolit, Europolit, agjensive te luftes kunder droges te vendeve partnere te marrin cdo mase dhe ushtrojne cdo presion kunder narkoqeverise dhe narkoshtetit shqiptar dhe te bllokojne kete mega afere me pasoja shkaterrimtare per Shqiperine por tejet te demshme edhe per rajonin. sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)