Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas lajmit të publikuar ditën e djeshme për krizën financiare që ka prekur të gjitha bashkitë.
Gjatë fjalës, Meta theksoi se situata në bashkitë është dramatike ndërsa nënvizoi se administratorët janë të emëruar nga PS.
“Kjo ka shkalluar çdo parim kushtetues dhe jeni njohur me situatën dramatike që ka dalë për situatën financiare të bashkive që prej 3 vite e gjysmë qeverise nga një parti e vetme. Nuk gjeje një vend as në Afrikë që mos ketë një këshilltar opozitar, vetëm në Shqipëri ka ndodhur. Këta kanë fryrë administratat për të blerë votat, kanë kryer vjedhje pa fund sepse ka pasur kush i denoncon dhe kanë shkatërruar financat e bashkive. Këta po shtrojnë administratën, patronazhistët, bëjnë gjithçka për të blerë votat. Tani shpikin administratorët që janë të emëruar të partisë.
Reforma administrative gjoja ishte për të shkurtuar administratën , ndodhi e kundërta tani është situata katastrofike. Është rritur numri i administratës me ca ishte dhe ca është bërë është vjedhur. Hipokrizi e madhe dhe gjendje e rëndë e menaxhimit të bashkive. Më pas ujësjellësat janë një piramidë tjetër, aty është një situatë e ngjashme me këtë të inceneratorëve”, tha Ilir Meta.
Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj