Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Qëllon tre bashkëkombësit dhe hedh armën në lumë, policia italiane e lë shqiptarin të lirë

Një shqiptar ka qëlluar me armë drejt tre bashkëkombasve të tij në Predosa të Italisë. Rastin e kanë denoncuar në polici tre shqiptarët e cënuar, të cilët u ndaluan nga policia për një kontroll.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të premten e 3 marsit në mëngjes. Për fat të mirë tre shqiptarët nuk kanë pësuar lëndime, madje as makina me të cilën po udhëtonin.

Pas denoncimit të tyre, polici është vënë menjëherë në kërkim të agresorit, i cili u kap rreth orës 10:30 në një bar në dalje të Spinetta Marengos.

Mësohet se shqiptari i ka pranuar akuzat dhe tregon se shkaku i konfliktit kishte të bënte me motive biznesi. Ndërsa përsa i përket armës së përdorur, i ndaluari tregon se e ka hedhur përgjatë lumit mes Rivalta dhe Strevit. Zhytësit e shërbimit të zjarrëfikësve vijuan kërkimet në lumë deri në orët e mbrëmjes por pa rezultat.

Pas marrjes në pyetje shqiptari është lënë i lirë, megjithatë policia ende vijon hetimet. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *