Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Qëllojnë me armë drejt lokalit në Fier, arrestohen dy persona. Me precedentë të mëparshëm penalë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit pasi kanë qëlluar me armë drejt një lokali në zonën e Semanit. Nga breshëria e plumbave ka pasur vetëm dëme material.

Ndërkohë që emrat nuk ishin të panjohur për policinë pasi të dy personat kishin precedentë të mëparshëm penalë.

Fier

Qëllon me armë zjarri në drejtim të një lokali duke shkaktuar dëme materiale, policia arreston në flagrancë autorin e dyshuar dhe një shtetas tjetër për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në datën 21.06.2017, rreth ores 17:50, njoftohemi se në vëndin e quajtur lokal “Gjermani” në bregdetin e Semanit Fier ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Ilir Boriçi, 41 vjeç, banues në lagjen “8-Shkurti” Fier ( I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”) Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 278,150,84 dhe 274 të Kodit Penal.

Në datën 21.06.2017, rreth orës 17:50, në bregdetin e Semanit, shtetasi Ilir Boriçi, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në lokalin e shtetasit A.C, 23 vjeç, duke i shkatërruar sendet, pajisjet e lokalit. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

2.Artur Dinaj, 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier (I dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”) Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga Nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale në vëndin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan shtatë gëzhoja pistolete. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *