Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Qarkullonte i lirë me armë zjarri në qytet, arrestohet 31-vjeçari në Korçë (EMRI)

Policia e Korçës ka arrestuar ne flagrancë një 31 vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Sipas policisë shtetasi ka qenë me preçedentë kriminal të mëparshëm dhe lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje.

Konkretisht është arrestuar në flagrancë Teodor Grazhdani, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”).

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij shtetasi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *