Deputeti grek, Giannis Kallianos ka shprehur zemërimin e tij ndaj të gjithë atyre që nuk mbajnë maskë dhe atyre që nuk besojnë se Covid-19 ekziston.
Kallianos merr si shembull vëllanë e tij që po lufton me sëmundjen, duke theksuar se ka qarë si fëmijë kur fliste në telefon me të dhe i mbaronin fjalët.
“Jam përpjekur të rri i qetë gjatë gjithë këtyre ditëve sepse psikologjikisht nuk jam aspak në rregull, por zemërimi im është i lartë ndaj atyre që nuk mbajnë maskën apo që mendojnë se nuk ka koronavirus.
Vëllai im është shtruar në spital për ditë me radhë prej koronavirusit, dhe madje është trajtuar dhe me oksigjen për shkak problemeve me frymëmarrjen, apo temperature, ethe për disa ditë. Uroj që asnjë person në botë të mos e kalojë këtë dhimbje në zemër dhe ankth që familja jonë po përjeton këto ditë.
Një ditë qaja si fëmijë i vogël sepse e mora në telefon dhe ai po rrinte pa thënë qoftë edhe një fjalë. Me tregoi që nuk ndihej mirë dhe qe ka shume frike. Ndjeva sikur nuk mund të bëja asgjë për ta ndihmuar, madje as të shkoja ta takoja.
Ju lutemi kini shumë kujdes, nuk mund ta imagjinoni sa probleme krijon Coronavirusi. Vaksinohuni kur të jetë koha juaj. Kujdes, mbani maska, mos harroni asnjë sekondë të jeni të përgjegjshëm,” tha Kallianos.