Banorët e ‘Big Brother Vip’ po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi duke përjetuar emocione të ndryshme.
Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, sot feston ditëlindjen brenda shtëpisë së famshme.
E shtrirë në divan së bashku me Fotininë dhe Keisin, këngëtarja fillon e këndon duke ia bërë qejfin vetes, ndërsa Fotini është banorja e parë që e uron Nitën për ditëlindje e me pas dhe banorët tjerë.
Përveç banorëve të shtëpisë, edhe njerëzit më të afërt të këngëtares po e urojnë përmes rrjeteve sociale duke treguar që po e ndjenjë mungesën e saj.
Sot, Nita feston ditëlindjen por nuk dihet ende nëse do ketë ndonjë surpizë nga produksioni apo banorët e shtëpisë.