Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale ka mbajtur pasditen e sotme një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste në Njësinë nr.1 në kryeqytet. Në fjalën e tij Rama u shpreh se 25 Prilli është dita kur shqiptarët duhet të vendosin për të ardhmen e ekonomisë së tyre. Sakaq, duke u shprehur se globalisht jetojmë në një kohë kur e mira zvogëlohet dhe e keqja zmadhohet, Rama theksoi se krenaria personale e tij është që nuk e përdori pushtetin për interesat e familjes së tij, por për interesat e popullit.
“Aman një gjë e kam themelin e krenarisë time, se që nga dita e parë në atë zyrë thjesht kam qenë njeriu që hyn e del, ndërsa pushteti ka qenë i juaji”, tha Rama.
“Nuk jemi në kushtet kur diskutojmë a do dalim a sdo dalim nga ky tunel i pandemisë. Dalja është gjithmonë e më afërt. Jemi në kushtet që duhet të ballafaqohemi me pyetjen: Po pastaj? Si do jetë e nesërmja ime, si do jetë ekonomia ime? Si do shkojë unë më përpara? Si do jetë e mundur që të rinjtë të rrinë në këtë vend në momentin që do të happen kufijtë?
Kjo është arsyeja më e fortë pse unë jam këtu sot, në këtë fazë të historisë sonë, për t’iu thënë se për t’i dhënë një përgjigje kuptimplotë këtij shqetësimi të njerëzve, kësaj pyetjeje, lidhur me ekonominë e tyre, lidhur me të ardhmen e tyre në këtë vend, duhet që më 25 Prill të votohet Partia Socialiste.
Jetojmë në një kohë dhe në një shoqëri të mbarsur me të keqen, me gënjeshtrën, me energjinë negative, jo këtu por në të gjithë botën. Shumëçka zvogëlohet kur është e mirë dhe shumëçka zmadhohet kur është e keqe. Midis të vërtetave dhe gënjeshtave lulëzojnë shumë gjysmë të vërteta që në fakt janë gënjeshtrat më të mëdha.
Aman një gjë e kam themelin e krenarisë time, se që nga dita e parë në atë zyrë thjesht kam qenë njeriu që hyn e del, ndërsa pushteti ka qenë i juaji. Nuk ka qenë asnjëherë në asnjë rast i interesave të mua, apo familjes time. Çdo ditë e çdo natë, sidomos në ditët më të vështira. Dhe mos harrojmë që nuk vijmë pas një mandati të dytë”, tha Rama