AktualitetFlashKryesoreSocialeTe FunditTe Gjitha

Punë në SHBA? Ambasada Amerikane njofton: Ja deri kur mund të aplikoni..

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të përfitojnë bursë 42-ditore pune përtej oqeanit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada thekson se projekti në fjalë përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës.

Ndërkohë, aplikimet lajmëron Ambasada, do të vazhdojnë deri në datën 31 mars.

“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Mësoni më shumë dhe aplikoni deri më 31 Mars”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

(E.L/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *