Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Puna jonë është sakrificë për vendin”, Basha i drejtohet skeptikëve nga podiumi i PD-së: A mund të më thoni …

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur një sakrificë për vendin punën e koalicionit që drejton ai për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për ta kthyëer vendin në rrugën e integrimit europian.

Basha tha se vendi ka nevojë për një faqe të re në historinë e saj, ku më të mirët duhet të mos kenë vështirësi, duke shtuar se vendi ka nevojë që të ndalet dora e cila vret shpresën e qytetarëve dhe largimi i të rinjve që kanë marrë rrugët e botës.

“Mirëmbrëma Shqipëri. Përshëndetje motra dhe vëllezër që keni mbushur këtë shesh dhe ju të tjerë kudo që ndodheni. Mirëmbrëma kandidatëve të PD-së. Aleatëve tanë, koalicionit, ekipit tonë të fitores dhe ndryshimit për ccdo shqiptar. Edhe 31 ditë për të nisur sëe bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë. Jemi këtu të gjithë bashkë dhe jam mes jush, sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm, t’i japim fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re të Shqipërisë Europiane. Të mundësojmë që më të mirët, më të ndershmit të mbizotërojnë.

Sepse ne sot, më shumë se kurrë duhet të mbrojmë dhe të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë si shqiptar. Duhet të ndalojmë një orë e më parë këtë varfëri dhe zbrasje që po  ndodh Shqipërisë. Sepse Shqipëria gjithmonë ka qenë kryelartë në shekujt e trazuar të historisë se vetë. Ne sot jemi për të ndalur dorën që vret shpresën e shqiptarëve dhe mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikë në zemra e shqiptarëve. Është një rrugëtim i vështirë që do e kryejmë me përgjegjës, sepse jemi të vetëdijshmë se puna jonë është sakrificë për vendin. Sepse po shkulim dhe ccrënjosim një kastë, një grusht që ka vendosur të përvetësojë të gjitha pasuritë që zoti i ka falur Shqipërisë.

Po luftojmë kundër një grushti njerëzish që bëjnë gjithccka për të mbajtur karriken tyrë. Ata i shërbejnë vetes dhe ortakëve tyre që po vjedhin gjithccka. Ne po zhvillojmë dhe një beteje tjetër, një betejë brenda vetes. Unë e di që pas 8 vitesh mashtrime, gjithkujt i ka humbur besimi. Për të gjithë ata që mendojnë se asgjë nuk ndryshon, kam një pyetje: A është varfëria ajo që meritojmë? A është papunësia dhe mjerimi ajo që meritojmë? A është largimi i të rinjve ajo që meritojmë? Jo, nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë. Prandaj jemi sot para jush, t’ia bëjmë të qartë të gjithëvce se meritojmë më shumë, do bëjmë shumë më shumë për Shqipërinë. Për muaj të tërë, kam shkuar në ccdo qytet. Kam ndier etjen për ndryshim. Kam prekuir shpresën, kam marrë përqafime të ngrohta kudo. Kam folu se gjërat mund të shkojnë më mirë. Kam njoftuar se ndryshimi po vjen”, tha Basha.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.