Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Publikohet fotoja historike/ Ja se si festonin Rama, Tahiri, Gjushi dhe Klosi dasmën e Avdylajve

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale pak minuta më parë ka bërë publike një foto ku shihet kryeministri Edi Rama, së bashku me ish-ministrin Salimir Tahiri, kryebashkun e Durrësit Vangjush Dako dhe ministrin Blendi Klosi dhe ish-ministrin Tahiri duke festuar.

Ish-kryeministri shprehet se në këtë foto Rama bashkë me ish-ministrat dhe ministrat është duke festuar në dasmë tek Avdylajt, të cilët përmenden në përgjimet e vjedhjes së votave, të publikuar pak kohë më parë nga Bild.

Sipas Berishës personat e tjerë në krahë të zyrtarëve të lartë të Rilindjes janë vetë Avdylajt, partnerë të PS-së në vjedhjen e zgjedhjeve.

Publikimi i audio-përgjimeve e dosjes “339”, ku është i përfshirë edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili akuzohet për lidhjet e tij me grupin e Avdylajve dhe blerjen e votave, tronditi mbarë opinion publik. Në përgjimet e publikuara lakohej edhe emri i kryeministrit Rama, ndërsa kujtojmë se pak orë më parë përmes një njoftimi në rrjetet sociale gazetari i Bild paralajmëroi se 16 audio-përgjime të tjera do të publikohen ditën e nesërme nga kjo gazetë.

(B.L/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *