23:26 | 04/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zingraf thirrje palëve politike: Të zbatohet marrëveshja e 5 Qershorit

09:09 | 03/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kriza politike dhe çelja e negociatave, ambasadori Zingraf e thotë prerë: Gjermania nuk do jetë negociatore!

Zgjedhjet e 25 Prillit kanë rëndësi të madhe për të ardhmen politike të Shqipërisë. Kështu u shpreh ambasadori gjerman Peter Zingraf gjatë një ceremonie që u zhvillua me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Ai bëri thirrje që të vijojë me konstruktivitet gjithëpërfshirës zbatimi i marrëveshjes së 5 Qershorit i arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Zingraf u shpreh se Shqipëria ndodhet përpara disa sfidave të rëndësishme si rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të koronavirusit, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

“Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende”, u shpreh Zingraf.

Kushtet e vendosura nga BE për integrimin duhet që të përmbushen sipas Zingraf dhe kjo është në intersin e vetë shqiptarëve. Ai u bëri thirrje të gjithë drejtuesve politikëë dhe institucioneve që ta zbatojnë këtë prioritet.

“Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi”, tha Zingraf.

Zingraf ka shtuar se Gjermania ka investuar që prej vitit 1988 më shumë se 1 miliard eurosh në formë grantesh dhe kredish në Shqipëri.

“Gjë që e shndërron Gjermaninë në donatorin bilateral më të madh në vend. Edhe në kontekstin  e ndihmës, që vijon ende në funksion të përballjes me tërmetin dhe pandeminë, ne marrim pjesë me kontribute të qenësishme”, tha ai.

Pas

Luana Vjollca i jep fund lidhjes me biznesmenin? Zbulohet e vërteta, ja planet e moderatores

Para

Gazetari nxjerr fotot mes parcelave plot me kanabis dhe përshëndet Ramën: Çmimi për kilograme ka thyer, blihet direkt në fund…

Para
Gazetari nxjerr fotot mes parcelave plot me kanabis dhe përshëndet Ramën: Çmimi për kilograme ka thyer, blihet direkt në fund…

Gazetari nxjerr fotot mes parcelave plot me kanabis dhe përshëndet Ramën: Çmimi për kilograme ka thyer, blihet direkt në fund…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Pesë të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

Biden përgëzon pilotët që rrëzuan balonën kineze

Luizi, Kiara dhe Efi dëgohen në nominim nga Dea Mishel, njëri prej tyre lë sonte shtëpinë e BBV

Arrestohet një i mitur shqiptar në Greqi, akuzohet për trafik droge

Drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina: Viti 2023 sjell sfida dhe risi të reja, motorrat e teatrit nuk pushojnë së punuari

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Asociacionin: Duhet t’i ketë për bazë 3 parime themelore

Luizi konfliktohet me Amosin: Nuk më vjen as te maja e gishtit

Anashkalimi i vakteve të ngrënies, çfarë ndodh me organizmin tuaj

SHBA rrëzon balonën kineze të spiunazhit

Interi merr “goditje” të madhe, sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në derbin me Milanin

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.