Kreu i qeverisë Edi Rama iu është përgjigjur në Kuvend akuzave mbi operacionin Forca e Ligjit, që është ndërmarrë së fundi nga ana e policisë, dhe që synon që të hetojë pasuritë e personave të dënuar për vepra të rënda penale.
Rama iu përgjigj edhe pyetjeve se pse OFL nuk niste nga Surreli, dhe nga pasuria e tij, duke thënë se politikanët dhe zyrtarët, e kanë detyrim ligjor deklarimin e pasurive në ILDKP.
Rama tha se OFL kërkon që të zhveshë nga pasuria të gjithë kriminelët, pasi vetëm tani janë krijuat institucionet e drejtësisë së re, pasi deri dje nuk kishte prokurori dhe Gjykata.
“OFL do t’i zhveshë këta persona nga pasuria e deklaruar dhe nga ajo e padeklaruar, do tiiua bëjë të pamundur që të lëvizin me makina që kërcënojnë qytetarët, do ua bëjë të pamundur që të happen sendiljesh në klubet e natës, ku shkojnë të reja dhe të rinj që të argëtohen dhe përballen me këtë llum. Ne do ti fusim ata nën tokë, pasi nuk mund të qendrojë mbi tokë edhe shteti edhe llumi.
Nuk kemi 7 vite, se unë i numëroj, kemi 6 vite e gjysmë, ka shumë që na pyesin se pse nuk reaguam më parë, duhet të kuptojmë se Policia e Shtetit është vënë nën akuzë në mënyrë të padrejtë, jo se nuk i ka kapur këta, por sepse janë kapur dhe më pas janë liruar nga gjykatat.
Me këtë ta bënim ne? Kujt tia çonim ne ligjin special, kujt tia çonim ne dosjet e policisë për këta njerëz që lundruan mbi drogë, që trafikuan vajza të pafajshme, dhe e kanë zhytur përmes këtij debate politikën në nivelin më të ulët që ajo mund të arrijë.
Ku ti çonim dosjet deri vjet, Prokuroria e Përgjithshme, prokurorët e pavetuar? Kujt?! Pastaj ku do ta çonte prokuroria dosjen e secilit prej këtyre, që ne jo vetëm se skemi lidhje, por që po tentojmë ti lidhim njëherë e mirë, te cila gjykatë ti çonte.
Ligji ANTIMAFIA ka pasur rezultate qesharake, se përmes kontrolleve nga ky ligj pasuria e tyre ka dalë e pastër. Lista që ka në dorë policia është e mbyllur, pasi janë njerëz që kanë marrë një dënim të formës së prerë për vepra të rënda penale, dhe për këtë duhet ta justifikosh pasurinë. Gjithkush ka të drejtë që të rehabilitohet, por jo të përdorësh pasurinë që ke vënë nga krimi.
Ka njerëz që thonë se pse nuk e filloni nga Surreli? Pse nuk e bëj dot unë këtë, sepse pasuria ime është e deklarur, ka një ligj të qartë që të gjithë zyrtarët duhet ta deklarojnë pasurinë.
ILDKP është aty dhe mund të kontrollojë pasurinë tonë, pasi është një institucion i pavarur, nuk është policia që mund të kontrollojë pasurinë e politikanëve, dhe as gjykatësve. Nuk jemi në vitin 1945 që policia të kontrollojë pasuritë e politikanëve”, deklaroi Rama.
(E.K/Faxweb.al)