Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku së bashku me biznesmenin Gjergj Luca janë ndalur në disa takime me peshkatarë të ndryshëm, të cilët i kanë ngritur një shqetësim sa i takon vijës bregdetare me Malin e Zi, e cila sipas tyre.
Rama tha se kjo mund të zgjidhet shpejt, pasi vazhdimisht Mali i Zi ka treguar mirëkuptim në marrëveshjet mes dy vendeve.
Pjesë nga diskutimi i Ramës me peshkatarët:
Peshkatari: Kohët e fundit kemi problem me Malin e Zi, kjo pjesa e kufirit në grykën e Bunës nuk është e ndarë me marrëveshje. Anijet tona me të drejtë futen në këtë pjesën këtu dhe rojet e tyre bregdetare dhe i kapin.
Rama: Sa kohë ka që ndodh kjo? Pse nuk ma keni thënë këtë?
Peshkatari: 5-6 muaj. Po edhe vija e 12 miljeshit të tyre ka probleme. Me arsye, pa arsye, po krijon një problem shumë të madh.
Gjergj Luca: Gjithë problemi është trekëndëshi, por ata e llogarisin ndryshe kufirin. Ne na bëhet e pakalueshme. E gjithë kjo zonë të bëhet e përbashkët derisa të ndahet kurifi. Sepse na sakatuan varkat.
Rama: E zgjidhim këtë. Se janë të mirëkuptueshëm ata. Nuk kemi pasur ndonjëherë probleme.
(E.K/Faxweb.al)