Eni Vasili: Në hyrje të emisionit ne përdorëm një nga instilacionet e opozitës për të ilustruar disi momentin ku jetojmë, atë të Ali Babës e hajdutëve të tij. Ajo që vihet re në fakt në inskenimin dhe instilacionin tuaj është pikërisht ajo që aty nuk ka ndonjë ministër të Ilir Metës. Si shpjegohet kjo?
Lulzim Basha: A mos më pyet mua për instilacionin sepse e para e punës nuk e di që të mos jetë gjithë kabineti aty, me sa di unë është gjithë kabineti.
Eni Vasili: Jo nuk është i gjithë kabineti.
Lulzim Basha: Edhe po s’qe gjithë kabineti duhet të mbaj përgjegjës për këtë ata që bënë instilacionin. Instalacionet vijnë me iniciativë të lirë, nuk ka zyrë censure të PD-së të kontrollojë instalacionet dhe ky instalacion në mos gabohem është vepër e degës numër 5 të PD-së në Tiranë.
Eni Vasili: Pra, nuk ka të bëjë me Ilir Metën?
Lulzim Basha: Fare!
Eni Vasili; Nga njëshi tek dhjeta, dhjetë tha Edi Rama për koalicionin e nesërm. Ju shqetëson ky fakt, nëse do të kemi zgjedhje dhe do të rreshtohen koalicionet, pasi dihet roli i LSI-së?
Lulzim Basha: Zero shqetësim se çfarë bënë Edi Rama dhe paterica e tij Ilir Meta është puna e tyre. Të dy kanë në dorë të vendosin për pushtetin e tyre apo fatet e qytetarëve. (M.D/ Shuplaka)