AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Pse mos ta kritikojmë të madhërishmin Gent Cakaj?”, Baton Haxhiu shpërthen sapo i përmendet ‘benjamini’ i tij

Mbrëmja e djeshme ka qenë tejet e tensionuar mes gazetarëve Baton Haxhiu dhe Burat Buzhala, teksa diskutohej mbi zgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, dhe krahasimit të tij me Edi Ramën.

“A do të ketë një konkurrencë mes Ramës dhe Albin Kurtit?”, kjo ishte pyetja që Eni Vasili i bëri Berat Buzhalës.

“Po do të ketë konkurrencë mes tyre sepse është Rama që e ka nisur i pari konkurrencën. Rama e ka nisur kur u bë palë me ndryshimin e kufijve me Thaçin e Vuçiçin. Futi dhe 2 ministra në qeveri”, tha Buzhala.

Debati i fortë mes Haxhiut dhe Buzhalës nisi kur gazetari Berat Buzhala përmendi ministrin Gent Cakaj.

“Nuk e di si mundet një person publik të flasë me këtë gjuhë për një minister”, tha Baton Haxhiu.

“Pse, çfarë ka? Vetëvendosja ka deklaratë për Gentin, e quan “Kali i Trojës”. Pse smundemi ne me e përmend dhe me e kritiku të madhërishmin Gent?”, iu përgjigj nga ata tjetër Cakaj.

“Në qoftë se unë do të isha në vend të Gent Cakajt ju dhe Vetëvendosja duhet të jeni në gjyq për gjuhën e përdor”, u hakërrua më tej Baton Haxhiu.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *