Pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kapitolin e SHBA-ve vetëm disa muaj larg njëri-tjetrit, janë ngritur pikëpyetje nëse masat e sigurisë, të cilat u shtuan pas 6 janarit, janë të mjaftueshme.
Një rishikim i sigurisë i lëshuar muajin e kaluar zbuloi se Policia e Kapitolit është “me pak personel, të pajisur jo mjaftueshëm dhe të trajnuar në mënyrë joadekuate” për të mbrojtur selinë e qeverisë së kombit nga sulmet e mundshme.
Në një projekt-raport 15-faqesh, të porositur nga Kryetarja e Dhomës së Parë, Nancy Pelosi, Gjeneral-Toger në pënsion i Ushtrisë, Russel Honoré bëri thirrje për shtimin e 854 oficerëve, përfshirë 424 për t’u specializuar në inteligjencën, mbrojtjen e dinjitetit dhe planifikimin operativ.
Ai gjithashtu rekomandoi rrethime shtesë, posaçërisht pengesat që “ngrihen dhe zbërthehen lehtësisht”.
Rreth 4 milje rrethim metali “i pakalueshëm” me lartësi 7 metra u vendosën rreth kompleksit Capitol pas trazirave të 6 janarit, por ajo u rrëzua në mars.
Përfaqësuesi Tim Ryan u tha gazetarëve sot se shtesa të reja të përhershme të sigurisë po konsiderohen nga ligjvënësit. “Ne do të rishikojmë gjithçka, në këtë pikë, përfshirë rrethimin”, tha ai, duke theksuar se ka ende shumë të panjohura për incidentin e sotëm.
“Ne nuk mund të nxitohemi pa e ditur se kemi aftësinë për të mbrojtur Kapitolin, për ta forcuar Kapitolin”, shtoi ai.