Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Pse duhet të ndalojmë menjëherë së përdoruri telefonat në tualet?

Shumë prej nesh janë të varur nga telefonat smartphone dhe kjo varësi sigurisht që është e dèmshme. Nëse ju bëni pjesë në grupin e personave që nuk shkojnë dot në tualet pa marrë me vete celularin, atëherë duke të kini parasysh këto rreziqe.

Përdorimi i telefonit në tualet, jo vetëm që mund të jetë i dèmshëm për shëndetin, por gjithashtu ndikon në mendjen tonë dhe funksionimin normal të saj. Më poshtë do të lexoni arsyet pse nuk duhet ta merrni me vete celularin në tualet:

Mund të përhapë shumë baktere të dèmshme

Një studim i fundit tregon se telefonat janë më të pisët sesa vetë ulësja e tualetit. Telefonat celularë mbulohen nga bakteri ”E coli’’, nëse i merrni me vete në tualet. Kjo bakterie e dèmshme është e lidhur me probleme të zorrëve siç është helmimi nga ushqimi, por kjo nuk është e vetmja bakterie që mund të merrni në tualet.

Kjo mund të rrisë mundësinë tuaj për të marrë hemorroide

Kjo ka të ngjarë të ndodhë për shkak të kohës së kaluar në tualet, kur ushtrohet presion mbi organet tona, të cilat nuk mbështeten mbi ulësen e tualetit. Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të verifikuar këtë lidhje, rastet e hemorroideve janë rritur që nga prezantimi i telefonave smartphone. Prandaj, teksa navigimi në telefonat tanë në tualet mund të jetë relaksuese disa herë, mund të jetë duke ju shkaktuar disa probleme të pakëndshme shëndetësore.

Mund të kufizojë aftësinë tonë të të menduarit

Telefonat celularë në të vërtetë na ndërpresin përqendrimin dhe të menduarit, duke kufizuar aftësinë tonë për të menduar per një problem, edhe kur nuk po i përdorim ose janë të fikur. Prandaj, koha pa shpërqendrimin e telefonit është thelbësore për mendjen tone-fikja e tij dhe kalimi i kohës vetëm ndonjëherë është pikërisht ajo që na duhet. Kjo do të thotë që marrja e telefonave tanë në tualet na heq pushimet e çmuara që i duhen mendjes.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *