AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara” Partia Demokratike reagon pas kryeministrit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazement Bardhi, i cili publikoi edhe dokumentat e arrestimit të Valdrin Pjetrit në Itali për drogë, ka reaguar pas komentit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ngjarjen.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se “Rama heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.”

“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.”- shkruan Bardhi.

Gjatë reagimit të tij në Twitter, kryeministri Rama u shpreh se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *