“Kur shkon në Romë, bëj si romakët”, thotë një fjalë e urtë, e cila ka ngelur që prej latinishtes mesjetare, por me sa duket ky nuk është rasti i modes Oriola Marashi. Kjo e fundit ka vizituar Romën e bukur, prej nga ka postuar një sërë fotosh shumë sensual, ku ka nxjerrë në pah format e saj, posaçërisht pjesën e bustit dhe gjoksin tërheqës.
Fotomodelja shqiptare i ka shpërndarë fotot në rrjetet sociale, por ka treguar se është duke bërë një fotosesion të ri për firma të njohura në Itali.
Gjithashtu, modelja ka shprehur kënaqësinë që i është dhënë mundësia që të punojë në ëndrrën e saj.
“Jam shumë falëndëruese dhe e bekuar që takoj njerëz të mahnitshëm, shokë që me kthehen në familje, e që ëndrrat m’i kthejnë në realitet”, ka thënë Marashi.