Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi njoftuar një vendim të rëndësishëm mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore ku thekson se “Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.
Deklaratën ajo e bëri përmes një video-mesazhi dedikuar maturantëve. Vrapi nënvizon se “Kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.
Në vijim të komunikimit, ajo shprehet gjithashtu se “kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”. Në linkun në vijim paraqitet informacioni më i detajuar për maturantët