Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Protesta tek Teatri, mbërrin drejtori i Policisë së Tiranës (FOTO)

Ndërkohë që një grup artistësh dhe mbështetësish të tyre janë ngujuar në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, ka mbërritur në sheshin përpara kësaj godinë shefi i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Nuk dihen motivet e vërteta të kësaj prezence të papritur kur ndryshe nga disa çaste më parë kishte përplasje midis policisë dhe protestuesve, tani situate paraqitet e qetë.

Duket se përleshja e policisë së shtetit mes artistëve dhe qytetarëve të cilët mbështesin kauzën e Teatrit Kombëtar ka vijuar dhe do të vijoi ndoshta deri në një përplasje të mundshme mes tyre.

Ndërkaq ditën e sotme, dhjetra policë janë rreshtuar para Teatrit për t’i hapur rrugë kështu krijimit të projektit të ri, i cili jashtë fasadës së bukur të Teatrit që pritet të ndërtohet ka në pikësynim ndërtimin e disa kullave dhe pallateve pikërisht në atë zonë.

Një grup artistësh dhe mbështetësish ndodhen ende të ngujuar brenda godinës së Teatrit Kombëtar prej disa orësh teksa pengimi i lëvizjes së tyre ka bërë që ta kenë të pamundur të marrin ushqime dhe ujë për të konsumuar.

Duke qenë se protesta e tyre është bërë maratonë tashmë, pasi prej ditësh kanë vendosur që të mos shkëputen nga Teatri 24 orë në 7 ditë të javës për të mos lejuar shembjen e tij, natyrisht që sot ata janë gjendur të papërgatitur se historia do të merrte këtë rrjedhë, ndaj kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve që t’ju dërgojnë ujë dhe ushqim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *