Ka shkuar në 24 numri i personave që humbën jetën gjatë protestave të zhvilluara në Kolumbi kundër qeverisë, ndërsa 87 persona raportohen të zhdukur.
Protestat u shoqëruan me dhunë dhe përplasje me armë.
Ministri i Mbrojtjes, Diego Molano është shprehur se do të jetë prokuroria ajo që do të vendosë se kush është përgjegjës për humbjet e jetëve.
Qytetarët kolumbianë protestuan gjatë javës së kaluar kundër varfërisë dhe pabarazisë, e cila sipas tyre është përkeqësuar akoma më shumë me fillimin e pandemisë Covid-19. Ndërsa kanë theksuar se janë përballur me ndëshkime të rrepta nga ana e qeverisë.