Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Protesta e opozitës, Braimllari në Fax News: Nuk ka kthim pas, të respektohet Kushtetuta

Endrit Braimllari,  sekretar i përgjithshëm i LSI-së i ftuar në Fax News për të diskutuar mbi protestën e opozitës ditën e hëne deklaroi se “ne si opozitë nuk kemi kërkuar që të shkojmë në protesta, pas ditës së hënë nuk ka më kthim prapa deri në largimin e Edi Ramës, nuk mund ta lëme Shqipërinë më në duart e trafikantëve apo  të kthehet në një shtet totalitar”.

“Edi Rama me vendimin e tij nuk i ka mbetur gje tjetër vetëm ta shpalli shtetin në një shtet totalitar. Ato e kishin kohën në dispozicion për të hapur rrugën për kryepokuror të përgjithshëm. Por kryeministrit i intereson një prokuror që ta ketë për vëtë Edi Rama dhe jo për Shqipërinë.

Unë mendoj se opozita nuk ka rrugë tjetër, opozita ka qenë e hapur për dialog, por kur ke një qeveri e cila funksionon si një bankë kriminelash, që e ka futur Shqipërinë në listën e vëndevë te zeza për sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike dhe pasugurinë në vend.

Tentative e Edi Ramës për të zgjedhur një prokuror të përgjithshëm me 36 vota, pra prokuror të cilët janë të kapur dhe vijnë me orientime partiake, kryeministri e kthen kominisionin e ligjeve në një komision partie. Që nuk repsekton as rekomandimet e Komisionit të Vencias, por të jetë një prokuror i përgjithëm që krijon besueshmëri për shqiptarët. Opozita nuk ka rrugë tjetër, jo vetëm në Tiranë por  në gjithë Shqipërinë, për të rrëzuar këto banda.

Ne si opozitë nuk kemi kërkuar që të shkojmë në protesta, pas ditës së hënë nuk ka më kthim prapa deri në largimin e Edi Ramës, nuk mund ta lëme Shqipërinë më në duart e trafikantëve apo  të kthehet në një shtet totalitar.

Opozita do ndjeki të gjitha hapat ligjore dhe ne jemi në prag të një cënimi, nuk mund të lejojmë që kushtetutata të dhunohet në këtë mënyrë. Fakti që Edi Rama nëpërmjet zgjedhjes se prokurorit, ka dhunuar marrveshjen e21 korrikut. Ky vend është i shqiptarëve, i respektimit të kushtetutës në mbrojtje të shtetit të së drejtës.

E ka pas në dorë Edi Rama , që të kishim një prokuror që mos të vinte nga partitë politike, mos të jetë i kapur.”është shprehur Braimllari. (M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *