Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Protesta/ Banorët: Policia ka shoqëruar 10 vetë, nëse nuk na i kthen djemtë tanë do shkojmë në komisariat

Policia ka shoqëruar disa persona pas tensionimit të protestës ku disa prej banorëve tentuan të prishin rrjetat ku do priten të bëhen punimet për ‘Unazën e Madhe’.

Sipas banorëve janë shoqëruar 10 persona. Ata kanë kërcënuar se nuk ikin nga rruga nëse policia nuk liron të shoqëruarit.

“Djemtë tanë i duam këtu, ose do t’i lirojmë ne”, tha njëri nga banorët. Ndërkohë një tjetër protestuese deklaroi se nuk do të lëviznin nga rruga pa i sjellë policia djemtë e tyre aty ku i morën. “Kemi marrë vesh se kanë bërë edhe një poshtërsi, i kanë çuar në komisariate të ndryshme për të na shpërndarë, por do të na I sjellin këtu, ose do shkojmë në komisariate”, tha ajo.

Gazetarja e ‘Fax News’ Jonada Zelka e cila raporton nga vendngjarja tha se disa prej të shoqëruarve janë liruar dhe pritet edhe lirimi i të tjerëve.

Disa nga banorët kanë gjuajtur gurë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë. Deputeti i PD-së Klevis Balliu bëri thirrje për qetësi, pasi “faji nuk është i policisë, por i Ramës dhe Veliajt”, duke shtuar se nëse ka të shoqëruar duhet të lirohen menjëherë. “Banorët janë në të drejtën e tyre, s’ka pse ndalohen”, tha ai.

Deputeti i LSI Endrit Braimllari gjithashtu ka qenë i pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve.  “I bëj thirrje policisë të mos provokojnë banorët. Janë në të drejtën e tyre. Polica nuk është fajtore, Edi Rama përgjegjësi kryesor i kësaj situate fshihet si frikacak dhe nuk vjen të përballet me banorët. LSI në mbështetje të banorëve”, ka thënë ai.

Banorët thanë se ky ishte një demonstrim për të treguar se do t’i mbrojnë fizikisht pronat e tyre, duke theksuar se protësta do të vazhdojë pambarim deri në zgjidhjen e këtij problemi.

(B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *