Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur lidhur me urdhrin e prokurorisë për ndalimin e publikimeve të emaileve të hakeruara nga iranianët.
Në një intervistë për “Vetting”, Karamuço tha se këto të dhëna mund të aksesoheshin nga kushdo sepse hakerat ishin të gatshëm të shisnin informacione.
Karamuço: Informacionet janë në telegram, telegramin mund ta aksesosh shumë thjeshtë, mund të bëhen ndërhyrje edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë që këto kanale të mbyllen në telegram, por telegrami ka një problem, programi i Telegramit është Durovi, është rus, megjithëse i ka zhvendosur serverat e tij nëDubai ai mbetet prap rus dhe më kujtohet thirrjen e para disa kohëve që i bënte popullit të Ukrainës.
Vetë pronari i Telegramit duke ju thënë ju lutem përdorni Telegramin unë nuk jam i agjenturës ruse. Që këtu s’më ka pëlqyer, mbase mund të jetë vënë në shërbim edhe Telegrami si pjesë e të gjithë kësaj që ne e quajmë sulm të koordinuar, të strukturuar jo midis hackersave, midis shteteve jo mike të Shqipërisë.